Rektori Ahmeti: Në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kemi dhënë rëndësi të veçantë
Misionin tonë ne e kemi plotësuar dhe e plotësojmë në vazhdimësi. Ajo është edukimi i gjeneratave të reja. Kështu tha rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti, i cili në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në vazhdimësi ata kanë punuar për të siguruar shoqërisë tonë kuadro të cilët janë të nevojshëm .
“Pavarësisht kostos të cilën e ka universiteti dhe pavarësisht asaj se kemi profit në studime të caktuara ose jo ashtu siç bëjnë universitet private, por gjithsesi se ky ka qenë edhe misioni për të cilën është themeluar edhe UT-ja: T’i shërbejë interesit publik, me theks të veçantë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Besoj se tani në shumë institucione bartës të shumë të funksioneve publike janë pikërisht studentë tanë”, u shpreh rektori Kushtrim Ahmeti.
Rektori Ahmeti tha se në vitet e fundit veprimtarisë shkencore i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si rezultat i kësaj, tha ai, për secilin fakultet ka fushë shkencore, revista shkencore që janë duke u indeksuar në databazat më të rëndësishme. /SHENJA/