Rekomandimet nga OSBE/ODIHR janë përfshirë në Kodin zgjedhor dhe është dërguar për opinion dhe pritet përgjigje, thotë ministrit Fillkov

Kodi zgjedhor, i cili është në grupin e ligjeve reformuese, të cilat duhet të miratohet deri në qershor të këtij viti, është përgatitur dhe grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë i ka përfshirë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-së të cilat kanë qenë edhe deri më tani, por nuk janë inkorporuar në ciklet e mëparshme zgjedhore.
MARKETING
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, pas brifingut të sotëm me mediat për ligjet nga Axhenda reformuese, ka shfaqur shpresë se afati i fundit nga qershori i këtij viti do të kapet edhe për Kodin zgjedhor.
“Këtë e kemi dërguar në ODIHR në opinion dhe presim përgjigje nga ata. Deri këtu mund t’ju them se shpresoj se do ta kapin afatin e fundit nga qershori dhe do të shohim se çka do të kalojë në votim”, deklaroi Fillkov.
Lidhur me atë nëse pret që ndryshimet ligjore për një njësi zgjedhore të votohen para zgjedhjeve lokale, Fillkov tha se pret që ato të votohen, por “le të shohim se çfarë do të kalojë si version përfundimtar”.
I pyetur për të komentuar propozimin e djeshëm të paraqitur nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, Fillkov tha se ende nuk e ka parë tekstin përfundimtar të paraqitur dje.
Lidhur me pragun për dorëzimin e listave të kandidatëve të pavarur, Fillkov tha se kanë pasur disa takime me ministrinë e Drejtësisë dhe se rekomandimet janë përcjellë më tutje.
“Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, kemi pasur disa konsultime me “Për Karposhin tim”, “Qyteti i gjelbër” dhe të ngjashme, dhe kemi përcjellë rekomandimet. “Nuk e di se çfarë do të ketë në versionin përfundimtar, do ta shoh dhe pastaj do të komentoj”, tha Fillkov.
I pyetur në lidhje me miratimin e ligjeve, për të cilat nevojitet Badenteri, Fillkov tha se kjo nuk është çështje vetëm për Ministrinë e Drejtësisë dhe shprehu shpresën se partitë politike do të jenë të vetëdijshme se duke zvarritur, po dëmtojnë një proces serioz.
“Çështja e Badenterit nuk e shqetëson vetëm Ministrinë e Drejtësisë dhe shpresoj që të gjitha partitë politike që janë aktorë aktivë në jetën shoqërore në Maqedoni janë të vetëdijshme se nuk duhet të pengojnë ligjet që po miratohen në interes të qytetarëve dhe do të jenë të vetëdijshme se duke vepruar kështu po dëmtojnë një proces serioz”, tha Fillkov.