Regjim i veçantë trafiku nga e marta deri të shtunën, kjo është arsyeja
Nga 09 deri më 13 janar, nga e marta deri të shtunën, në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të vizitës së delegacionit që udhëhiqet nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, Kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, me regjimin e posaçëm të trafikut që do të zbatohet nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor, do të përfshihen rrugët e rajonit më të gjerë qendror të Shkupit.
MPB-ja bën thirrje që të zbatohen urdhëat e zyrtarëve të uniformuar policor.