Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së Ursula von der Leyen

Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së Ursula von der Leyen

Për shkak të vizitës zyrtare të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Shkup do të zbatohet regjim i veçantë trafiku.

Njësia për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup njofton se do të ndërmarrë masa për kontroll dhe riorganizim të qarkullimit në zonën më të gjerë qendrore të qytetit.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë udhëzimet dhe urdhrat e oficerëve të policisë në terren, për të shmangur vonesa apo ndërlikime të panevojshme.

MARKETING