Regjim i posaçëm i komunikacionit nesër në Shkup

MARKETING

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nesër, për shkak të mbajtjes së marshit të paqes të organizuar nga Këshilli Nacional Boshnjak i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

MARKETING

Sample Image

Nga ora 18:30 deri në përfundim të marshimit, qarkullimi do të devijohet në një pjesë të rrugës “Hristijan Todorovski-Karposh” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase”, pjesë e rrugës “John Kennedy” me “Kemal Sejfula”, shtrirja nga Rr. “Cvetan Dimov” deri në Rr. “John Kennedy” dhe nga rruga “Cvetan Dimov” deri në Blvd. “Krste Petkov Misirkov”.

MPB u bënë thirrje qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet marshimi.

MARKETING