Reali përgatitet për Bayernin, mungon Mbappe
MARKETING
Real Madrid ka vijuar përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Bayern Munich, me seancën e radhës stërvitore të zhvilluar në qendrën stërvitore të Valdebebas.
MARKETING
Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa është fokusuar te përgatitja taktike për duelin vendimtar, ndërsa në këtë seancë ka munguar Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez pësoi një lëndimi në kokë gjatë përballjes së fundit ndaj Girona FC, pas një përplasjeje me Vitor Reis. Pas incidentit, stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për të trajtuar plagën, duke e qepur atë në fushë.
Megjithatë, sipas burimeve nga klubi madrilen, gjendja e Mbappe-s nuk paraqet shqetësim serioz dhe mungesa e tij në stërvitjen e sotme ka qenë e planifikuar, në marrëveshje me trajnerin, si masë paraprake për rikuperim.

