Reali mposht United, shënojnë dy lojtarët e rinj

Reali mposht United, shënojnë dy lojtarët e rinj

Real Madrid dhe Manchester United janë përballur në një miqësore luksi në NRG Stadium të Houstonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku në fund ishin madrilenët që fituan me rezultat të pastër 2-0.

Në fakt Los Blancos kanë fituar me dy gola të jashtëzakonshëm në këtë sfidë, një në pjesën e parë dhe një tjetër në fund të ndeshjes.
Vetëm pas gjashtë minutash lojë, Jude Bellingham u shërbye nga Antonio Rudiger dhe me parabolë mposhti Andre Onanan për 1-0.

Të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, por gola më nuk pati deri në fundin e ndeshjes.

Lucas Vazquez asistoi për mrekulli te sulmuesi Joselu i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm me gërshërë për rezultatin përfundimtar 2-0.

MARKETING