Reali e ka seriozisht për Rodri-n, propozimi i madrilenëve është i frikshëm. Dy super lojtarë plus 40 milionë euro

Reali e ka seriozisht për Rodri-n, propozimi i madrilenëve është i frikshëm. Dy super lojtarë plus 40 milionë euro

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen,
Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon të bëjë dhe një goditje
të bujshme në mesfushë, për t’i bërë të mundur Xabi Alonso-s të ketë një dispozicion një
ekip të kompletuar.
Dëshira e madhe e Florentino Perez dhe vetë Xabi Alonso-s është mesfushori i Manchester
City, Rodri. Trajneri bask e sheh Rodrin si organizatorin që i duhet projektit të tij, një
mesfushor qendror me vizion dhe aftësi organizative si dhe të jetë një urë lidhëse me
sulmin. Megjithatë, në Madrid janë të vetëdijshëm që operacioni për transferimin e Rodri-t
do jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka spanjolli tek ekipi i drejtuar nga Pep
Guardiola.
Burime pranë klubit madrilen tregoojnë se drejtuesit e “Los Blancos” kanë një propozim
vërtet të bujshëm për anglezët, që në total shkon rreth 220 milionë euro. Perez është i
gatshëm të ofrojë 40 milionë euro plus dy lojtarë që vlerësohen shumë nga Guardiola si
Rodrygo Goes dhe Eduardo Camavinga.
Vlera në treg e brazilianit është 100 milionë euro, ndërsa vlera e francezit 80 milionë euro.
Deri tani jemi ende në fazat fillestare të negociatave, por mund të thuhet me siguri të plotë
që Rodri është në radarin e Real Madridit dhe drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm
të bëjnë transferimin më të bujshëm të kësaj merkatoje, që sigurisht do ketë një kosto të
jashtëzakonshme.

MARKETING