Reali bën gati ofertën për Haalandin

Reali bën gati ofertën për Haalandin

Pavarësisht interesimit për Kylian Mbappen, Real Madridi po interesohet edhe për shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland.

“Marca” raporton të hënën se Reali tashmë ka bërë gati ofertën për futbollistin e Norvegjisë.

Thuhet se Reali do të ofrojë 200 milionë euro për ta bindur Cityn në lirimin e Haalandit në fund të këtij edicioni. Haaland po shihet si përforcim i madh te Real Madridi, ekip që po synon ta bëjë partner të sulmit me francezin Mbappe, të cilin pritet ta transferojë si lojtar të lirë. Haaland 23-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2022 dhe ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në verën e vitit 2027.

Edhe këtë edicion Haaland ka vazhduar me paraqitje të mira, ku ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

MARKETING