Real Madridi synon tri transferime të mëdha për ta bërë ekipin e Xabi Alonsos të pamposhtur

Real Madridi synon tri transferime të mëdha për ta bërë ekipin e Xabi Alonsos të pamposhtur

Raporte nga Spanja sugjerojnë se Real Madridi ka në shënjestër tre lojtarë që mund ta bëjnë skuadrën e trajnerit Xabi Alonso edhe më të fortë.

“Los Blancos” kanë transferuar tashmë katër lojtarë këtë verë, teksa synojnë të rikthejnë titullin në La Liga dhe të fitojnë përsëri Ligën e Kampionëve. 

Dean Huijsen ka ardhur nga Bournemouth për një shumë prej rreth 62.5 milionë eurosh, por klubi spanjoll nuk është ndalur këtu. 

Ata kanë shtuar në skuadër edhe Alvaro Carreras, Franco Mastantuono, si dhe yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold. 

Megjithatë, mediumi spanjoll MARCA zbulon se Madridi tashmë po planifikon një fushatë blerjesh tjetër dhe kanë tre emra të mëdhenj në listë. 

Lojtari i parë në listën e dëshirave të Alonsos është ylli i Paris Saint-Germain, Vitinha, i cili tërhoqi vëmendjen globale me paraqitjet e tij gjatë sezonit 2024/2025. 

Vitinha përfundoi sezonin me 59 paraqitje për klubin francez, duke shënuar tetë gola dhe dhënë pesë asistime. 

Po ashtu, artikulli sugjeron se Madridi dëshiron të forcojë mbrojtjen me nënshkrimin e një prej mbrojtësve më të mirë të Ligës Premier. 

“Los Blancos” kanë në shënjestër ose yllin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, ose favoritin e Arsenalit, William Saliba. 

Konate u bashkua me “Të Kuqtë” nga Leipzig në 2021 dhe ishte pjesë kyçe e skuadrës kampione të Arne Slot sezonin e kaluar. 

Ai zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por kontrata e tij skadon në fund të sezonit 2025/2026, që do të thotë se mund të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë.

 

MARKETING