Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Dhoma e zhveshjes së Real Madridi pësoi një krizë vetëm një ditë para duelit të parë ndaj Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Carlo Ancelottit do të udhëtojë për ndeshjen e parë në ‘Emirates’ me synimin për ta mbrojtur titullin që e fituan në qershor të vitit të kaluar ndaj Dortmundit.
Sidoqoftë, një problem i ri ka dal në pah vetëm pak ditë para ndeshjes ndaj ‘Topçinjve’.
E përditshmja spanjolle Marca raporton se zhveshtorja e Real Madridit mbetën ‘të tronditur’ pas disfatës që pësuan ndaj Valencias me rezultat 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’ të shtunën.
Mouctar Diakhaby i dha avantazhin Valencias në pjesën e parë, para se Vinicius i cili paraprakisht kishte humbur penalltinë, të barazonte në minutën e 50-të.
Për Real Madridin, ata humbën shansin që të paktën përkohësisht, të shkonin baras me pikë me Barcelonën në krye të tabelës.
Ekipi i Hansi Flick më vonë u ndal me barazim 1-1 në shtëpi ndaj Real Betisit, megjithatë, rritën epërsinë e tyre ndaj madrilenëve në katër pikë.
Marca raporton se trajneri Carlo Ancelotti u desh që të fliste në dhomën e zhveshjes duke thënë se ‘asgjë nuk është humbur dhe se gjithçka mund të arrihet ende, gjithçka do të varet nga dëshira që ata shfaqin në ndeshjet e ardhshme’.
‘Los Blancos’ tani do të shpresojnë të marrin fitoren e tyre të parë ndaj Arsenalit këtë javë.
Kujtojmë se gjatë sezonit 2005/2006, Real Madridi kishte humbur me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit në 1/8-tën e ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm./Telegrafi/