Real Madridi mund të humbë garën për Alonson, gjiganti evropian thuhet se ka arritur marrëveshje me të
Xabi Alonso është duke bërë një punë të shkëlqyer si trajner i Bayer Leverkusen. Ai e mori klubin gjerman një vit më parë dhe në 54 ndeshje ka 33 fitore, 11 barazime dhe dhjetë humbje.
Aktualisht Leverkuseni i tij është skuadra e parë në Bundesligë dhe lider në grupin e saj të Ligës së Evropës, si dhe luan futboll tërheqës me shumë aksione sulmuese.
Spanjolli ndiqet po ashtu edhe nga Bayerni, i cili nuk është shumë i kënaqur me punën e Thomas Tuchel. El Chiringuito i Spanjës raporton se Alonso dhe Bavarezët kanë arritur një marrëveshje për sezonin e ardhshëm. Dyshohet se kampioni gjerman kërkon të nisë një epokë të re me trajnerin e ri.
Xabi Alonso është një mesfushor i famshëm spanjoll që ka fituar gjithçka që ka për të fituar në karrierën e tij. Ai luajti për Real Sociedad, Eibar, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern dhe për Spanjën luajti 114 ndeshje dhe shënoi 16 gola.
Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi ekipin e të rinjve të Realit dhe ekipin B të Real Sociedad, nga i cili erdhi në Leverkusen. /Telegrafi/