Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen

Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e shtunë) transferimin e mbrojtësit spanjoll, Dean Huijsen, nga Bournemouthi.
MARKETING
Ende pa përfunduar sezoni 2024/25 dhe pa filluar mirë afati kalimtar i verës, Los Blancos kanë konfirmuar transferimin e parë.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e talentuar spanjoll, Huijsen, i cili ka shkëlqyer së fundmi në Ligën Premier me skuadrën e Bournemouth.
“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Transferimi i 20-vjeçarit thuhet se i ka kushtuar klubit mbretëror rreth 60 milionë euro.