Real Madridi i përgjigjet kërkesës së Vinicius për rritje të pagës

Real Madrid ka marrë një vendim të prerë në lidhje me të ardhmen e Vinicius Jr, duke e bërë të qartë se nuk do t’i ofrojë brazilianit të njëjtën pagë që ka marrë Kylian Mbappe me transferimin e tij në ‘Santiago Bernabéu’.
Vendimi vjen në një moment kur klubi dhe përfaqësuesit e Viniciusit janë në negociata për rishikimin e kushteve financiare të kontratës së tij, e cila është në fuqi deri në qershor 2027.
Megjithëse Vinicius ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Real Madridit në sezonet e fundit, dhe ka kontribuar ndjeshëm në trofetë e fituara, drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm të përmbysin balancën e pagave në dhomën e zhveshjes.
Ata shohin Mbappen si një rast të veçantë, i cili u ble pa shpenzime për kartonin dhe që sjell përfitime të mëdha edhe në aspektin komercial.
Në këtë pikë, situata është kthyer në një ultimatum për Viniciusin, ose pranon ofertën që i bëhet, ose klubi do të fillojë të shqyrtojë opsionet për shitjen e tij në verën e ardhshme, ku padyshim nuk do t’i mungojnë ofertat nga klubet e mëdha të Europës.