Real Madridi fiton ndaj Al Ahlyt, siguron finalen e Kupës së Botës për klube

Real Madridi fiton ndaj Al Ahlyt, siguron finalen e Kupës së Botës për klube

Real Madrid – Al Hilal, kjo është finalja e Kupës së Botës për Klube këtë edicion.

Kampionët e Europës vuajtën, por në fund triumfuan 4-1 përballë Al Ahly në sfidën e luajtur në Rabat, në stadiumin “Moulay Abdallah”.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat kërkuese, por madrilenët e mbyllën fraksionin me golin e Vinicius Jr. në minutën e 42-të.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për spanjollët, të cilët realizuan edhe golin e dytë pas dy minutash lojë, me Valverde.

Skuadra e Al Ahly reagoi në minutën e 65-të me anë të Maaloul i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht dëshirës, të besuarit e Koller nuk ia dolën të realizonin golin e barazimit, ndërsa madrilenët fillimisht shpërdoruan një penallti në minutën e 86-të, me Modric i cili nuk gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa më vonë  Rodrygo realizoi golin e 3 në minutën e 90+3’.

Në fund rezultati u vulos nga Arribas, i cili shënoi në minutën e 8 shtesë, në prekjen e parë të topit.

Në fund 4-1 dhe Real Madrid rikthehet kështu në finale pas edicionit të vitit 2018 dhe do të luajë finalen e pestë në histori, ndërsa më parë ka fituar katër herë këtë kompeticion (2014, 2016, 2017 dhe 2018).

 

MARKETING