Real Madridi fiton me ‘poker’ golash ndaj Osasunës – shkëlqen Vinicius me het-trik
Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Osasunës në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.
Vinicius Junior në minutën e 35-të realizoi për 1-0 pas një asistimi të bukur nga Jude Bellingham.
Të besuarit e Carlo Ancelottit vazhduan dominimin dhe patën shumë raste edhe në pjesën e dytë, ku si rrjedhojë erdhën edhe dy gola të tjerë.
Që të dy i shënoi Vinicius Junior i cili me këtë rast kompletoi het-trikun e tij të dytë me fanellën e Real Madridit.
Në këtë ndeshje Carlo Ancelotti vendosi t’i jap disa minuta edhe dyshes së talentuar Endrick dhe Arda Guler të cilët u inkuadruan në fushë në minutën e 75-të.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri 33 sosh që nesër (e diel) luan ndaj Real Sociedadit në udhëtim.
Kujtojmë se ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Valencias e cila ishte suspenduar për shkak të përmbytjeve.