Real Madridi fiton lehtë ndaj Salzburgut, shkëlqen Vini Jr

Real Madridi fiton lehtë ndaj Salzburgut, shkëlqen Vini Jr

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 3:0 ndaj RB Salzburgut, në ndeshjen e raundit të tretë në Kupën e Botës për Klube.

MARKETING

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Vinicius Jr në minutën e 40’të, shkruan Indeksonline

Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë, Fede Valverde shënoi për 2:0 pas asistit nga Vini Jr.

Në pjesën e dytë, ekipi i Xabi Alonsos shënoi edhe një gol tjetër. Ishte Garcia që shënoi për fitore.

Kujtojmë që Reali tashmë ka siguruar fazën eliminim/direkt dhe do luajë ndaj Juventusit.

MARKETING