Real Madridi dhe Carlo Ancelotti arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit

Real Madridi dhe Carlo Ancelotti arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit
Real Madridi dhe Carlo Ancelotti do të ndajnë rrugët në fund të sezonit, një sekret i hapur për të gjithë, por janë një hap afër për ta bërë këtë pasi u pajtuan për kushtet për largimin e tij.

Italiani mori drejtimin e klubit nga Zinedine Zidane katër vite më parë për një periudhë të dytë në klub, duke fituar dy Liga të Kampionëve më shumë dhe dy tituj të La Ligas, për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në histori të ‘Los Blancos’. 

Sipas The Athletic, një marrëveshje është arritur mes Ancelottit dhe Real Madridit për të ndarë rrugët pas përfundimit të sezonit në La Liga (24 ose 25 maj). 

Tani ka një marrëveshje verbale që Ancelotti të largohet dhe njoftimi mund të bëhet pas përfundimit të El Clasicos të dielën.  .

Trajneri i Real Madridit pritet që t’i bashkohet Brazilit sapo largimi i tij nga Real Madridi të konfirmohet. 

Ata kanë qenë në bisedime me Brazilin dhe raportohet se janë pajtuar për kushtet në marrëveshjen e tij me Federatën Braziliane të Futbollit, por Ancelotti ishte i etur që ta zgjidhë të ardhmen e tij me madrilenët, para se të nënshkruajë. 

Ancelotti pritet të ulet në stolin e Brazilit para kualifikueseve të tyre të Botërorit ndaj Ekuadorit dhe Paraguait në qershor.

 

MARKETING