Real Madridi cakton datën se kur do ta prezantojë Xabi Alonson si trajner të ri

Real Madridi cakton datën se kur do ta prezantojë Xabi Alonson si trajner të ri

Real Madridi i dha lamtumirën gjatë ditës së sotme (e premte) Carlo Ancelottit, por tani përgatitjet kanë nisur për të mirëpritur rikthimin e një ikone: Xabi Alonso. 

MARKETING

Tekniku bask tani ka një datë se kur do të prezantohet, pasi ai do të rikthehet sërish në klubin ku ka luajtur më herët si lojtar. 

Ancelotti dhe Modric pritet të marrin një ceremoni emocionuese lamtumirë të shtunën nga klubi, pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Real Sociedadit në ‘Santiago Bernabeu’. 

Alonso tashmë ka nisur të planifikojë për sezonin e ardhshëm, teksa ai po pret që t’i bashkohen edhe Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen që tashmë kanë nënshkruar.

Sipas Marca, Alonso do të mbërrijë në Madrid dhe do të prezantohet si trajneri i ri në mëngjesin e së hënës më datë 26 maj. 

Ai do të arrijë së bashku me katër ndihmësit e tij dhe stafin e trajnerëve, të përbërë nga Sebas Parrilla, trajneri i fitnesit Alberto Encinas, një tjetër trajner fitnesi Ismael Camenforte Lopez dhe trajneri Benat Labaien. 

Ata kanë qenë së bashku me Alonson tek Leverkueni dhe parrilla e njeh atë nga koha e tyre së bashku në akademinë e Real Madridit. 

Camenforte ka kaluar kohë tek Barca Atletic, New York City dhe Danimarka para Leverkusenit, teksa Labaien ka punuar së bashku me Alonson tek Real Sociedad B. 

Labaien ka kaluar kohë gjithashtu në Japoni dhe në Katar, ndërsa së fundmi ishte ndihmës trajner i Miguel Angel Ramirez tek Real Zaragoza. 

Alonso është i vetëdijshëm për detyrën e vështirë që ka përpara, veçanërisht pasi duhet të përgatitë skuadrën pas një sezoni të vështirë për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube në SHBA më 18 qershor

MARKETING