Real Madrid shumë i fortë për Barcelonën, 2-1 në “Bernabeu”

Real Madrid shumë i fortë për Barcelonën, 2-1 në “Bernabeu”

Real Madridi ka dalë fitues nga “El Clasico”-ja ndaj Barcelonës, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në “Santiago Bernabeu”. Një ndeshje plot emocione, raste dhe polemika, që konfirmoi edhe njëherë superioritetin e madrilenëve në këtë fillim sezoni.
Takimi nisi me ritëm të lartë dhe që në minutat e para pati kontestime. Në minutën e tretë, pas një kontakti mes Lamine Yamal dhe Vinicius Junior në zonën e Realit, arbitri Cesar Soto Grado akordoi fillimisht penallti për Barcelonën. Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit të pamjeve, vendimi u anulua, nuk kishte penallti.
Në minutën e 12-të, Kylian Mbappé shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit u shua shpejt pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. Sulmuesi francez shënoi në minutën e 22-të. Pas një pasimi perfekt nga Jude Bellingham, Mbappé nuk gaboi përballë portierit dhe zhbllokoi rezultatin, 1-0 për Realin.
Barcelona reagoi dhe në minutën e 38-të, pas një gabimi të Arda Guler në zonë, Marcus Rashford asistoi për Fermin Lopez, i cili barazoi shifrat në 1-1. Por gëzimi katalanas zgjati pak. Në minutën e 42-të, Vinicius Junior bëri një depërtim të mrekullueshëm nga e majta, krosoi në zonë, ku Militao asistoi me kokë dhe Jude Bellingham shtyu topin në rrjetë për golin e dytë të madrilenëve.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim në rezultat, me Realin që administroi me kujdes avantazhin, ndërkohë që shpërdoi një penallti me Mbappe, që u ndal nga proteidi Sczesney. Vlen të përmendet edhe zëvendësimi i Vinicius Junior, që u shoqërua me një moment tensioni me trajnerin Xabi Alonso, duke ndezur diskutime në pankinë.

Në fund, Real Madridi ruajti rezultatin dhe mori një fitore të rëndësishme 2-1, duke konsoliduar pozitat e tij në krye të tabelës dhe duke dërguar një mesazh të qartë rivalëve për titullin.

MARKETING