Real-City/ Hera e tretë radhazi, kush kalon… fiton Champions League!

Real-City/ Hera e tretë radhazi, kush kalon… fiton Champions League!

Real Madrid-Manchester City është dueli më i zjarrtë çerekfinal në Champions League. Dhe skuadra që arrin të kualifikohet, do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Arsenal-Bayern Munich.

Kjo është hera e tretë radhazi që Los Blancos dhe Citizens ndeshen mes tyre në turneun e më të fortëve. Dhe skuadra që është kualifikuar, ka arritur të fitojë trofeun e madh në fund.

Në 2022 dhe 2023 u sfiduan në gjysmëfinale. Në rastin e parë kaluan djemtë e Carlo Ancelottit, që më pas mposhtën Liverpoolin. Me Realin që fitoi Championsin për herë të 14-të. Si askush tjetër!

Ekipi i Pep Guardiolës u hakmor vitin e kaluar, duke eliminuar Realin, teksa në finale mposhti 1-0 ndaj Interit. Duke dërguar trofeun me veshë për herë të parë në histori në anën blu të Manchesterit.

MARKETING