Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri
A.B është polici që u vra sot në orët e hershme të mëngjesit gjatë detyrës zyrtare në veri.
Familjarët e policit në një njoftim në Facebook kanë shkruar se ai u vra derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, transmeton Telegrafi.
*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.* Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.