Reagon Dodik pas tentimit për arrestimin e tij!

Reagon Dodik pas tentimit për arrestimin e tij!

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, mbrëmjen e sotme ka arritur në Sarajevën Lindore, ku në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së ka zhvilluar një takim me kryetarin e qytetit dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.

Dodik, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të RS-së, Sinisha Karan, pas takimit, mbajtën një konferencë për media.

Kujtojmë se sot pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) kanë tentuar ta arrestojnë presidentin e entitetit Republika Serbe, Milorad Dodik, por këtë e kanë penguar pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS-së.
Sinisha Karan, ministri aktual i policisë së RS-së, u prononcua dhe komentoi ngjarjen e mbrëmjes, shkruan klix.ba.

“Paqja është vlera më e madhe e RS-së. RS është nën sulm të vazhdueshëm për 30 vite, përmes përfaqësuesve të lartë, e tani duan ta sulmojnë përmes agjencive të rregullta të zbatimit të ligjit. Përmes tyre po përpiqen t’i japin goditjen përfundimtare RS-së. Ngjarja e fundit dhe ndërhyrja e Christian Schmidtit është një goditje fatale për këtë lloj të Bosnje e Hercegovinës. RS ka përgjegjësi të mbrohet dhe të mbrojë rendin e saj. Do të rikujtoj që Kuvendi i RS-së ka miratuar një sërë ligjesh për të ndaluar veprimtarinë e Schmidtit, Gjykatës dhe SIPA-s. E përsëris, kjo që ndodhi është një provokim i thjeshtë, asgjë më shumë. Kjo është një krizë politike dhe kushtetuese”, tha ai.
Karan shtoi gjithashtu se “ata që kanë hyrë sonte në territorin e RS-së kanë shkelur ligjet e RS-së”.
Dodik gjithashtu iu drejtua mediave dhe theksoi se “nuk kishte ndërmend të largohej nga objekti nën presion”.

“Gjatë gjithë kohës mbajtëm takimin, nuk e ndërpremë. Ndihem mirë. Jam i gjallë dhe i shëndetshëm. Nuk kam ndërmend të largohem nga ky objekt nën presion. Kjo është RS. Ata kanë ardhur në RS. Ata nuk janë agjenci që mbështeten nga RS, kanë shkelur ligjet. Do të shihet kush dhe si ka fuqi për të zbatuar ligjet. E pamë që aty ishte edhe vëllai i Kemal Ademoviqit, ish-shefit të AID-it gjatë luftës, i cili bëri gjithçka që serbët të pësonin. Schmidt-i fashist – do të përpiqemi të tregojmë si bëhet një arrestim. Në ditët në vijim do ta hartojmë atë plan. Ai paraqitet i rremë dhe do të fillojë të përgjigjet për këtë”, tha ai.

MARKETING