Reagon deputetja e VLEN-it: Ligji i “Branitellave” u inicua nga BDI, u bllokua nga VLEN-i

Reagon deputetja e VLEN-it: Ligji i “Branitellave” u inicua nga BDI, u bllokua nga VLEN-i

Pas pretendimeve të deputetes së Frontit Europian, Ilire Dauti, se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e ka urdhëruar atë të thërrasë mbledhje për ligjin e “branitellave”, ka reaguar deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu. Ajo ka shkruar se ai ligj është nisur nga LSDM nën direktiva të BDI-së por se koalicioni VLEN nuk ka lejuar realizimin e të njëjtit. Për pretendimet e saj, Saliu ka bërë publik edhe një dokument.

“Ligji i “Branitellave”, i inicuar nga LSDM-ja e nën direktiva të BDI-së, pa asnjë dyshim të vetëm u bllokua nga VLEN-i.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Politika Sociale, Demografi dhe të Rinj, anëtare e të cilit komision jam edhe unë, në rend dite ishte pika e vetme mbi Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor.

Unë e kuptoj se opozita ka mbetur pa rrëfim, por të manipulohet opinioni kaq ulët me çështje kaq të ndjeshme e vetëm për përfitime të pikëve politike, sinqerisht është e tepërt dhe nuk u falet.

Zaten, për këto arsye janë në opozitë dhe aty do te mbeten edhe për shumë gjatë derisa kanë një qasje të tillë!”, ka shkruar Imërlije Saliu në Facebook..

MARKETING