Reagojnë Shvercerat për gjendjen tek Shkupi: Nuk harrojmë, nuk falim dhe nuk dorëzohemi!

Reagojnë Shvercerat për gjendjen tek Shkupi: Nuk harrojmë, nuk falim dhe nuk dorëzohemi!

Tifo grupi Shvercerat kanë reaguar pas zhvillimeve brenda klubit duke dhënë një afat 2-javor që të kryen pagesat dhe të stabilizohet situata e klubit.

MARKETING

Ja dhe postimi i plotë:  

MJAFT HESHTJE KOHA ËSHTË TANI!

SHVERCERAT NUK HARROJNË, NUK FALIN, DHE NUK DORËZOHEN!

Pas gjithë reagimeve nga portalet dhe pas situatës së rënduar brenda klubit tonë këto muajt e fundit, durimi ynë ka arritur në kufijtë e fundit. Pakënaqësia është e madhe dhe ka një arsye të fortë: Klubi ynë i zemrës, FC Shkupi, po braktiset!

Pronari aktual ai që e mori klubin në momentet më të vështira dhe premtoi shumë tashmë është zhdukur nga skena, pa dhënë asnjë sqarim, pa asnjë transparencë, dhe mbi të gjitha pa respektuar klubin dhe tifozët e tij!

Pas përfundimit të ligës, asnjë shenjë jete, asnjë fjalë për të ardhmen. Por ne nuk jemi budallenj. Ne jemi SHVERCERAT Ne e dimë mirë çfarë po ndodh!

Pas bisedimeve me kryetarin tonë të tifogrupit, është dhënë një afat 2-javor që të kryhen pagesat dhe të stabilizohet situata e klubit. Ky është ultimatumi ynë. Nëse nuk ka veprim, ne do të veprojmë vetë!

Kjo histori nuk është e re për ne në 2009 e përjetuam të njëjtën tradhti. Por çfarë ndodhi? U ngritëm fuqishëm! I madh e i vogël, krah për krah e rikthyem FC SHKUPIN atje ku e ka vendin në majë!

Dhe po ta kërkojë koha,

do ta bëjmë prapë edhe më të fuqishëm, edhe më të bashkuar!

Nuk ka FC Shkupi pa Shvercerat!

Nuk ka klub pa respekt për tifozin!

Mos e prekni klubin e zemrës tonë,

Vjen koha për llogari. Shverceri nuk harron. Shverceri gjithmonë mbetet gati.

FC SHKUPI PËRJETË!

 

 

 

MARKETING