Reagimi i Vinicius, ja çfarë thotë Xabi Alonso

Reagimi i Vinicius, ja çfarë thotë Xabi Alonso

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso pas ndeshjes ndaj Barcelonës foli edhe për gjestet e Vinicius Jr – që i bëri gjatë zëvendësimit.

Alonso e largoi sulmuesin brazilian edhe pse ky i fundit ishte duke bërë paraqitje pozitive.

Sigurisht që kjo nuk i pëlqeu aspak Vini-t, i cili u nis drejt zhveshtores duke bërë gjeste pakënaqësie.

Pas fitores ndaj Barcelones, Xabi Alonso u paraqit në konferencë dhe tha se do të diskutojë me Vinin privatisht për këtë rast.

“Le të fokusohemi në gjëra tjerë, në gjëra të mira fillimisht. Ne bëm shumë mirë, Vinicius Jr ishte pjesë e kësaj dhe bëri shumë punë të mirë.

“Ne do të flasim për këtë, do ta bëjmë padyshim. Do ta bëjmë privatisht. Por, tani le të fokusohemi në gjëra tjera”, u shpreh Xabi Alonso.

MARKETING