Rasti për zjarrin e Koçanit do të gjykohet në Shkup

Rasti për zjarrin e Koçanit do të gjykohet në Shkup

Gjykata Supreme sot vendosi që gjykimet për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan do të merren përsipër nga gjyqtarë të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, raporton SHENJA.

MARKETING

“Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 25 qershor 2025, miratoi Vendimin KR-35/25, me të cilin Gjykata Themelore Penale e Shkupit u përcaktua si gjykatë me juridiksion faktik dhe territorial për të vazhduar me çështjen KOOA.br.13/25 të Gjykatës Themelore të Koçanit, të formuar në lidhje me zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në diskotekën Pulse”, thuhet në njoftim

MARKETING