Rasti “Epstein” dhe Ballkani sipas Sulejmanit: Jahjaga dhe Pacolli të përmendur

Rasti “Epstein” dhe Ballkani sipas Sulejmanit: Jahjaga dhe Pacolli të përmendur

MARKETING

Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për implikimin e Ballkanit në dosjet që lidhen me rastin “Epstein”, duke ngritur dilema mbi rolin e figurave politike nga rajoni dhe mënyrën e funksionimit të demokracisë.

MARKETING

Sample Image

Sulejmani theksoi se shoqëritë në Ballkan, sipas tij, kanë qenë “të verbëra” ndaj mënyrës se si janë ndërtuar disa procese politike, duke aluduar në zgjedhjen e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Kemi qenë të verbër. Ne bëmë kryetar shteti në Kosovë me zarf. Sot, siç duket, zarfi e gjen adresën e vet. Pse u gjet tash emri i zonjës Jahjaga? Nuk mund të mohohet fakti se ajo u bë kryetar shteti me zarf. Ardhja me zarf ka një çmim dhe nuk u bë përmes procedurave normale”, deklaroi Sulejmani.

Ai shtoi se në emër të sigurisë dhe të asaj që quhet miqësi ndërkombëtare, shpesh vihet në pikëpyetje demokracia dhe parimet e saj themelore.

Sulejmani përmendi gjithashtu edhe emrin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke thënë se figura e tij është shfaqur në raste të ndryshme kontraverse.

“Jo rastësisht përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit, një figurë që shpesh paraqitet në kontekste kontraverse dhe që, sipas perceptimit publik, ka lidhje me qendra të caktuara të pushtetit dhe me regjime të ndryshme në botë”, u shpreh ai. /SHENJA/

MARKETING