Rashica zbarkon në Stamboll: Jam i lumtur që jam këtu

Rashica zbarkon në Stamboll: Jam i lumtur që jam këtu

Milot Rashica ka zbarkuar në Stamboll dhe brenda ditës së sotme pritet të bëhet edhe zyrtarisht futbollist i ri i Besiktasit.

Ylli kosovar është pritur si hero dhe me brohoritje nga disa tifozë të klubit Bardhezi, ndërsa i ka thënë edhe fjalët e para nga aeroporti Ataturk, ndonëse ende nuk është finalizuar transferimi i tij në Besiktas, shkruan “Gazeta Express”.
Jam mjaft i lumtur. Jam mjaft i ngazëlluar që jam këtu”, deklaroi përfaqësuesi kosovar.

Mediat turke mësojnë se Besiktasi do t’i paguajë 5 milionë euro për kartonin e futbollistit vushtrrias.

Ndonëse pritej që 27 vjeçari të përfundojë në Galatasaray, ku e kaloi një sezon fantastik në formë huazimi, rivali i Galatës u tregua më i shkathtë dhe e bëri të vetin ish-futbollistin e Vitesses dhe të Werder Bremenit.

MARKETING