Rashford në negociata për kontratën e re me Manchester United

Rashford në negociata për kontratën e re me Manchester United

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është në negociata për të vazhduar kontratën me klubin. 25-vjeçari anglez do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër nëse nënshkruan një kontratë të re.

Kontrata aktuale e Rashford skadon në qershor të vitit 2024.

Sulmuesi luajti 51 ndeshje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 29 gola dhe 11 asistime.

United vazhdon të eksplorojë mundësinë e sjelljes së Harry Kane nga Tottenham këtë verë.

Trajneri Erik Ten Haag është i interesuar për idenë e çiftëzimit të Kane dhe Rashford në sulm.

MARKETING