Rasell fiton garën për çmimin e madh të Belgjikës
Piloti i Mercedesit, Xhorxh Rasëll ka fituar garën për Çmimin e Madh të Belgjikës në kampionatin e Formula 1. Rasëll u tregua më i shpejt se të gjithë dhe arriti të zë vendin e pare. Piloti tjetër i Mercedes, Luis Hamilton zuri pozitën e dytë, duke treguar se po rikthehet në formën e tij të dikurshme.Ndërkohë podium u plotësua me pilotin e Meklarenit, Piastri, që la pas vetes atë të Ferrarit Çarls Leklerk dhe Maks Verstapenin e Redbullit. Në Top 10-she përfunduan edhe Serhio Perez, Karlos Sajnc, Lando Norris, Fernando Alonso dhe Estaban Okon. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në Holandë, e cila është përcaktuar për me 25 gusht.