Raportoni shkeljen e votës në zgjedhje, Avokati i Popullit me linjë telefonike falas
Avokati i Popullit hapi linjën linjën telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët mund të raportojnë shkeljen e të drejtës së votës. Linja do të jetë e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00.
Përveç përmes telefonit, qytetarët do të mund të raportojnë një shkelje të të drejtave të tyre të votimit personalisht në shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.
“Qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat vijues të telefonit për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488”, deklaron zyra e Avokatit të Popullit.
Prandaj, ata theksojnë se institucionet kompetente janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtës së garantuar të votës së qytetarëve, e cila ushtrohet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të fshehtë në zgjedhje.
“E drejta e votës është e garantuar kushtetutshëm si e barabartë, universale dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë. Askush nuk mund të mbahet përgjegjës për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj nuk është rastësi që shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme”, deklaron Avokati i Popullit.

