Raportim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, evakuohen të pranishmit – Policia kryen kontrolle

Raportim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, evakuohen të pranishmit – Policia kryen kontrolle

Sot (15.05.2025) në orën 18:49, një person i panjohur telefonoi në SPB Shkup dhe tha se në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, ku sonte ishte planifikuar një koncert muzikor, ishte vendosur një bombë, njoftojnë nga MPB.

MARKETING

“U morën menjëherë masat e duhura dhe të pranishmit në sallë u evakuuan në mënyrë të sigurt. Kontrollet antiterrorizëm janë duke u zhvilluar dhe pas përfundimit të tyre, nëse objekti është i sigurt, koncerti do të vazhdojë”, thonë nga MPB.

MARKETING