Raporti i inteligjencës amerikane asnjë informacion për origjinën e Covid-19

Raporti i inteligjencës amerikane asnjë informacion për origjinën e Covid-19

Agjencitë e inteligjencës amerikane nuk kanë gjetur asnjë provë të drejtpërdrejtë që Covid-19 shpërtheu nga një laborator kinez. Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në një reagim të fundit ka theksuar se si origjina natyrore ashtu edhe ajo laboratorike mbeten skenarë të besueshëm.

Ndër të tjera ai ka vënë në dukje faktin se shumica e agjencive të inteligjencës amerikane pajtohen se virusi nuk ishte inxhinieruar gjenetikisht ose “përshtatur në laborator”.

Origjina e pandemisë ka qenë një çështje e debatit të ashpër në SHBA. Teoria e rrjedhjes së laboratorit është hedhur poshtë fuqishëm nga Kina.

Raporti ODNI është publikuar në orët e vona  të mbrëmjes së të premtes, pasi u Kongresi miratoi një projekt-ligj në mars duke i dhënë inteligjencës amerikane 90 ditë për të deklasifikuar atë që dinte për Institutin e Virologjisë Ëuhan (ËIV).

“Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe një agjenci tjetër nuk arritën që të përcaktojnë origjinën e saktë të pandemisë Covid-19, pasi të dyja hipotezat (natyrore dhe laboratorike) mbështeten në supozime të rëndësishme ose përballen me sfida me raportime kontradiktore”, thuhet në raportin prej 10 faqesh .

Katër agjenci besojnë se virusi u transferua nga kafshët te njerëzit, thuhet ndër të tjera në bazë të të dhënave. Ndërkohë nga ana tjetër dy agjensi të tjera, Departamenti i Energjisë dhe FBI  vazhdojnë të besojnë se virusi ka rrjedhur nga një laborator.

Gjetjet thanë se komuniteti i inteligjencës amerikane ende nuk mund të përjashtonte mundësinë që virusi të vinte nga një laborator. Të gjitha agjencitë e inteligjencës amerikane pajtohen që Covid-19 nuk u zhvillua si një armë biologjike.

Ai tha se ËIV dhe ushtria kineze kishin bashkëpunuar në punën për koronaviruset për nevojat e shëndetit publik, megjithëse jo për ndonjë infeksion që mund të kishte shkaktuar me siguri Covid-19.

Por raporti gjithashtu vuri në dukje se shkencëtarët në ËIV kanë inxhinieruar kombinime të koronaviruseve, dhe kanë përdorur teknika të kundërta të klonimit gjenetik që mund të fshehin ndryshime të qëllimshme.

Sipas të dhënave nga raporti disa studiues ndoshta nuk kanë përdorur masat paraprake të duhura të biosigurisë përpara pandemisë.

Sidoqoftë, inteligjenca amerikane nuk është në dijeni të një incidenti specifik të biosigurisë në laboratorin në Ëuhan që shkaktoi një shpërthim Covid-19.

 

 

MARKETING