Raporti i Eurostat, Italia është vendi me popullsinë më të moshuar në Evropë

Raporti i Eurostat, Italia është vendi me popullsinë më të moshuar në Evropë

Italia është renditur si vendi me popullsinë më të moshuar në Evropë, me një moshë mesatare prej 48.7 vjeç, sipas një raporti të Eurostat. Kjo është një rritje prej katër vitesh krahasuar me periudhën 2014-2024.

Në të njëjtën kohë, mosha mesatare në Bashkimin Europian ka arritur në 44.7 vjeç, duke u rritur me 2.2 vite që nga viti 2014.

Irlanda është vendi me moshën më të re në Evropë, me një moshë mesatare prej 39.4 vjeç. Plakja e popullsisë është një fenomen i përhapur në të gjitha shtetet e BE-së, me përjashtim të Maltës dhe Gjermanisë, ku mosha mesatare është ulur paksa.

Shtetet e tjera si Greqia, Portugalia, dhe Sllovakia kanë përjetuar një rritje të dukshme të moshës mesatare, ndërsa vendet si Qipro, Spanja dhe Polonia kanë shënuar gjithashtu rritje, por në nivele të ulëta.

MARKETING