Raphinha, braziliani që vendosi rekord në Champions

Raphinha, braziliani që vendosi rekord në Champions

Me dy golat e shënuar ndaj Benficës së Portugalisë, braziliani Raphinha edhe një herë tjetër kontribuoi në fitoren e Barcelonës dhe vendosi rekord.

Barcelona e eliminoi Benficën me rezultatin e përgjithshëm 4:1.

Raphinha e shënoi golin e parë dhe të tretë, ndërsa në golin e Lamine Yamalit, asistoi.

Barcelona avancoi në çerekfinale të garës, kurse Raphinha tani ka 11 gola në Ligën e Kampionëve në edicionin aktual.

Sipas statistikave që i publikon “Opta” në platformën “X”, ai tani ka më së shumti gola të realizuar nga çdo brazilian tjetër brenda një sezoni.

Raphinha ka 27 gola në total dhe 19 asistime, në 41 paraqitje në të gjitha garat.

MARKETING