Rang lista e FIFA-s: Maqedonia ngritet 5 pozita, Shqipëria humb 2 vende

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka shënuar ngritje për disa pozicione në rang listën më të re të FIFA-s. Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit me barazimit ndaj Belgjikës dhe fitoren në transfertën ndaj Kazakistanit, arritën që të ngjiten 5 pozicione më lartë në FIFA, ku tashmë nga vendi i 67-të, Maqedonia renditet e 62-ta. Ndërkohë Shqipëria ka pësuar rënie në këtë rang listë, duke humbur dy pozicione, që le kuqezinjtë në vendin e 68-të, teksa Kosova është në pozitën e 97-të. Sa i përket kreut të listës, në mesin e 5 përfaqësueseve më të mira nuk ka ndryshime, ku Argjentina vazhdon të kryesoj renditjen, duke u ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia dhe Brazili. Top 10-shja kompletohet me Portugalinë, Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe Kroacinë.