Ramadani: Rabotniçki skuadër e mirë, mirëpo ne jemi Shkëndija

Ramadani: Rabotniçki skuadër e mirë, mirëpo ne jemi Shkëndija

E diela do të sjell ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas fitores 3:1 ndaj Besës në Gostivar në start të sezonit të ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija të dielën në Tetovë pret Rabotniçkin në duelin e parë si vendas. Mesfushori Florent Ramadani vlerëson se starti me tre pikë i ka dhënë ekipi impulsin e duhur për të besuar në ecuri pozitive dhe nesër ndaj Rabotniçkit skuadra kërkon tjetër paraqitje pozitive për të marrë triumfin e dytë sezonal.

“Ishte shumë e rëndësishme të startojmë me tre pikë. Luajtëm mirë dhe morëm atë që dëshironim. Për ne mbështetje e madhe ishte publiku, të cilët i falemenderojmë. Natyrisht, starti me fitore gjithmonë është i rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit. Më në fund kthehemi të luajmë në Tetovë në një ndeshje zyrtare dhe jemi të motivuar për të bërë më të mirën. Rabotniçki është skuadër e mirë dhe kemi respekt për ta, por ne jemi Shkëndija dhe shkojmë për ta fituar këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, pasi kur kryejmë atë që kërkon stafi teknik ne jemi më afër suksesit dhe unë besoj të dalim me fitore”, ka deklaruar Ramadani.

MARKETING