Rama uron Ditën e Alfabetit: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi

Rama uron Ditën e Alfabetit: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, një nga datat më të rëndësishme për gjuhën dhe identitetin kombëtar. Me këtë rast, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rolin thelbësor të gjuhës shqipe në formësimin e kombit.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash, në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, shkroi Rama.

Dita e Alfabetit Shqiptar përkujton Kongresin e Manastirit të vitit 1908, një ngjarje historike që unifikoi alfabetin e shqipes dhe forcoi themelet e kulturës e arsimit kombëtar.

MARKETING