Rama: Unë e godita zorrën time qorre, tani duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë

Rama: Unë e godita zorrën time qorre, tani duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Mallakastër.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka zgjedhur krahasimin me “zorrën qorre” për opozitën, të cilën thotë se duhet goditur më 14 Maj.

Kryeministri Rama është shprehur se kandidatët e Partisë Socialiste kanë avantazhe pasi sipas tij “janë shalqi me provë” dhe për më tepër thotë se kanë edhe një shalqi më të madh me provë në Tiranë.

Edi Rama: Unë e godita zorrën time qorre, tani së bashku duhet të godasim zorrën qorre të Shqipërisë më 14 Maj. Nuk e kuptoj si mund të diskutohet vota e 14 Majit nëse e shikon atë votë si mundësia që të jep demokracia që si banor i një vendi të thuash fjalën tënde se kë duhet të marrë qyteti në punë për t’i shërbyer qytetit. Mallakastra vend njerëzish kokëfortë, por edhe shumë punëtorë.

Kandidatët tanë kanë 2 avantazhe të mëdha: Janë kandidatë që janë shalqi me provë, edhe kastraveci është i mirë për sallatë, por shalqi nuk bëhet. Qerimi është shalqi me provë. Ka edhe një avantazh tjetër që ka edhe një shalqi më të madh në Tiranë që është po ashtu me provë. Të diskutohesh kandidatë tanë me ato të zorrës qorre është të mos jesh në rregull fare sepse nuk po shkon në stadium. Këtu zgjedh atë që të mbush syrin se e bën punën më mirë se të tjerët.

Janë shumë të djathtë që nuk e shikojnë dot PS dhe as mua me sy fare. Taksirat është një shtypje butoni dhe të shkojnë tek ekrani i zorrës qorre, të rrinë gjithë ditën atje. Unë kam dalë për të thënë që nëse doni të zgjidhni punë, ja ku na keni, ne për punë jemi. Nëse doni të ngatërroni punë, futuni tek zorra qorre dhe paçi fat. Unë kam besim që do ta kuptojnë kështu siç është dhe për ata që ju ka mbetur ora tek PD-ja dhe që ajo orë të kurdiset duhet të heqin zorrën qorre dhe ato.

MARKETING