Rama thotë se nga viti i ardhshëm paga mesatare në Shqipëri do të mbërrijë në 900 euro

Rama thotë se nga viti i ardhshëm paga mesatare në Shqipëri do të mbërrijë në 900 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se deri në prillin që vjen, paga mesatare në Shqipëri parashikohet të mbërrijë në vlerën 900 euro.

“Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do rriten e dhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit. Të tjerat janë dokrra hiri. Po pse nuk e kemi bërë më para dhe pse sot nuk jemi në të njëjtën situatë me rajonin? Për të vetmen arsye se ne jemi përballur me situata që rajoni si ka pasur. Tërmeti ndodhi në Shqipëri jo në rajon. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.
Ai ka thënë se duhet rikujtuar së dora e qeverisë është duke funksionuar.

“Ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot për të gjitha familjet dhe biznesi, por kryesisht biznesin e vogël, funksionon dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk është vlera e plotë e faturave. Ajo që ata paguajnë ata është vlera e faturave para pandemisë. Me të vërtetë ra çmimi i energjisë ndërkombëtarisht por jo në këto vlera”, ka deklaruar Rama.

MARKETING