Rama shpall fitoren në kryeqytet: Sonte fitoi bashkëpunimi, e jo bllokimi

Rama shpall fitoren në kryeqytet: Sonte fitoi bashkëpunimi, e jo bllokimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur fitoren edhe për një mandat të ri në kryeqytet.

Në garën e balotazhit, Rama kundërkandidat kishte Hajrulla Çekon e LVV-së.

Tani kur janë numëruar mbi 93% të votave, Rama avancon me 51,49% apo 43,785 vota në raport me Çekon me 48,51% apo 41,246 vota.

Rama tha se sot fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim, e jo bllokim.

“Faleminderit shumë Prishtina, qytet i zemrës sime. Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës, unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh, sepse ka fituar vullneti për zhvillim, unitet dhe qytetari. Kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës, që thotë se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë sepse është e të gjithëve”.

“Sonte fitoi qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim; fitoi kultura demokratike mbi kultin e individit; fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe”, u shpreh Rama në konferencën e mbajtur në selinë e LDK-së në Prishtinë.

MARKETING