Rama për zgjedhjet në Kosovë: Jam mik dhe i respektoj të gjithë, nuk kam asnjë preferencë

Rama për zgjedhjet në Kosovë: Jam mik dhe i respektoj të gjithë, nuk kam asnjë preferencë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë preferencë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë të cilat do të mbahen të dielën dhe se i respekton të gjithë.

 

Rama, në një intervistë të gjatë për “El Mundo”, të shtunën, u shpreh se i respekton të gjithë kandidatët dhe u uron më të mirën.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

MARKETING