Rama pas takimit me Vuçiqin në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensionit

Rama pas takimit me Vuçiqin në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e uljes së tensionit

Kryeministri shqiptar. Edi Rama, u prit mbrëmjen e së premtes në Beograd nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Vuçiç tha se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme me Shqipërinë lidhur me çështjen e Kosovës, Serbia do vazhdojë të kontribuojë për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.

Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh se rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësise mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Ne jemi mjaftueshmërisht mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar konkretisht duhet që në momente si ky, e është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën. Me kaq mjafton”, tha Rama, raporton Euronews.

Sipas tij rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Nuk dua të përsëris ne Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet të nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit. Të mos humbasim kohë dhe energji të pafundme me pasoja të pakthyeshme”, tha Rama.

MARKETING