Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalën në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York.

Ai theksoi se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj kërkoi që të gjithë shtete, duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të ruajtur vlerat e përbashkëta.

Shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje, ndërsa si shembull mori mikpritjen e hebrenjve në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe së fundmi qytetarët afganë.

“Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim. Toleranca kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar ndryshimet e tjetrit, por duke u angazhuar.

Toleranca që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shprehën kundrejt hebrenjve, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.”, tha Rama.

 

MARKETING