Rama mesazh Kurtit: ‘Do ngeleni pa miq! Dilni nga loja e maces me miun me Serbinë!

Rama mesazh Kurtit: ‘Do ngeleni pa miq! Dilni nga loja e maces me miun me Serbinë!

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar homologun e tij Albin Kurti për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë.

Duke folur nga tryeza ndërkombëtare për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare tha se Prishtina rrezikon të mbetet pa miq nëse përdor politikën e jashtme për të marrë vota brenda vendit.

“Sot ne jemi në një proces ku thellohet gjithmonë e më shumë dhe në një formë shqetësuese qasja e politikës së jashtme si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo patjetër që mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtarë”, tha Rama.

Sipas tij “Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë macja me miun në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej BE-së duke i thënë “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se s’kemi çfarë të flasim me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE-në, për të përmbushur të gjitha detyrimet si Kosovë në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe për t’u afruar me ju”, pastaj se çfarë bën Serbia është punë e tyre. Ky konfrontimi macja me miun në tavolinë, mbledhjet për tu mbyllur brenda me orë dhe për të dalë pas mbledhjes dhe për të thënë se sa fortë i qëndrova unë tjetrit, këto nuk çojnë asgjëkund”.

MARKETING