Rahmani: Faleminderit ata që na votuan, do të presim rezultatet e KQZ-së!

Kryetari i Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, në një konferencë për media ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur këto muaj këtë parti.
Rrahmani, është shprehur se rezultatet e exit-polit sipas tij nuk janë të besueshme.
“Do të presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ-ja. Jemi falendërues të gjithë ata që votuan. Rezultatet që janë paraqitë prej exit polit, nuk mendojmë dhe nuk bësojmë që janë rezultate korrekte për asnjë prej subjekteve politike, sepse shumë herë kanë dështu”, ka thënë Rrahmani.