Rafis Aliti: Serbia mbrojti njerëzit e saj në Hagë, çfarë bëri Kosova për ish-udhëheqësit e UÇK-së?

Rafis Aliti: Serbia mbrojti njerëzit e saj në Hagë, çfarë bëri Kosova për ish-udhëheqësit e UÇK-së?

Anëtari i Këshillit Organizativ të protestës që do të mbahet nesër në Shkup, Rafis Aliti, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesë të angazhimit në mbrojtjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai tërhoqi një paralele me qasjen e Serbisë dhe Kroacisë ndaj të akuzuarve të tyre për krime lufte.

“Serbia i mori në mbrojtje kriminelët e luftës, qoftë në Kroaci, Bosnjë apo në luftën e Kosovës. Është kujdesur për ta, si për ata që ishin në Hagë, ashtu edhe për ata që lëvizin të lirë në Serbi e Kosovë,” tha Aliti.

Ai shtoi se edhe Kroacia qëndroi pas luftëtarëve të saj gjatë proceseve gjyqësore ndërkombëtare. “Edhe Kroacia i mbrojti çlirimtarët e vet — edhe ata ishin në Hagë, por shteti qëndronte pas tyre,” u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Aliti ngriti pyetjen se çfarë ka bërë Kosova për të mbrojtur interesin e saj shtetëror në Gjykatën Speciale. “Çka bëri shteti i Kosovës që të mbrojë interesin shtetëror në Hagë?” theksoi ai.

Protesta në Shkup pritet të mbahet nesër, me kërkesën për mbështetje ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. /SHENJA/

MARKETING