Rafis Aliti: Protesta në Shkup nuk ka motive politike, kërkojmë trajtim të drejtë në Hagë
Anëtari i Këshillit Organizativ të protestës që do të mbahet nesër në Shkup, Rafis Aliti, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se tubimi i paralajmëruar në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk është i motivuar politikisht.
“E them shumë sinqerisht: ka pak zëra se kjo protestë bëhet për motive politike. Nuk ka motive politike, e them me shumë përgjegjësi,” tha Aliti.
Ai theksoi se nga kjo protestë nuk përfiton as Ali Ahmeti, as kryetarët e organizatave të veteranëve në Kosovë. “Përkundrazi, kjo bëhet për t’i dërguar një porosi Gjykatës Speciale se ne kërkojmë trajtim korrekt dhe vendime të drejta,” theksoi ai.
Protesta pritet të mbahet nesër në Shkup, si shprehje mbështetjeje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me gjykimin në Hagë. /SHENJA/

