“Radoiçiq gëzon respektin e serbëve të Kosovës”: Kryetari i Shtërpcës me fjalë të mëdha për kriminelin e arratisur

“Radoiçiq gëzon respektin e serbëve të Kosovës”: Kryetari i Shtërpcës me fjalë të mëdha për kriminelin e arratisur

Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, që është edhe zyrtar i lartë i Listës Serbe duke folur për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit tha se Milan Radoiçiqi “nuk na ka konsultuar neve as krerët e shtetit serb” për sulmet që kreu ndaj policisë kosovare.

Jevtiq vazhdon më tej të thotë se “Radoiçiq i ka qartësuar gjërat për çka është pyetur”, në një paraqitje televizive në Tv Pink, teksa vazhdoi të lartësojë figurën e tij për “respektin e madh” që Radoiçiq “gëzon në mesin e serbëve të Kosovës”.
“Kushdo që ju thotë ndryshe po ju gënjen.

Ai ka ende këtë (respekt të madh) edhe sot. Mund t’ju jap shembuj se sa shumë ka ndihmuar njerëzit që kanë jetuar vështirë”, ka thënë Jevtiq, siç citohet në artikullin që e ka shpërndarë Lista Serbe në faqen e tyre.

MARKETING